Çka përfshin paketa Start?
Mbikëqyrje dhe kontroll mujor të pronës, koordinim të riparimeve me miratim tuajin, koordinim të kontraktorëve, raport mujor aktivitetesh dhe menaxhim të dokumentacionit të pronës — për 39,90 EUR/muaj.
Cili është ndryshimi mes Start dhe Premium?
Premium (69,90 EUR/muaj) shton menaxhim emergjencash 24/7, pagesa faturash mujore, koordinim të ekipit të pastrimit, menaxhim të komunikimit me qiramarrës dhe mbledhjen e qirave, zgjidhje ankesash brenda 48 orësh, dhe prezantim të pronës te agjenci patundshmërie.
A paguaj tarifë fikse apo përqindje nga qiraja?
Tarifa është fikse mujore (39,90 ose 69,90 EUR), pavarësisht të ardhurave nga qiraja — ndryshe nga menaxhimi Airbnb & Booking, ku tarifa lidhet me përqindjen e të ardhurave.
Si e filloj menaxhimin afatgjatë të pronës sime?
Me një konsultim falas, ku diskutojmë gjendjen e pronës dhe zgjedhim paketën që i përshtatet nevojave tuaja.